Nis dezinfektimi i objekteve të vjetra të banimit kolektiv në Gjilan

17:27 | 24 Mars 2020
Arditë Shkodra

Në Komunën e Gjilanit ka nisur sot dezinfektimi i të gjitha objekteve të vjetra të banimit kolektiv me qëllimin e krijimit të ambientit me higjienë të pastër, si masë preventive për parandalimin e koronavirusit Covid-19.

Nënkryetari Ismajli ka qenë në terren për të parë nga afër këtë fazën e dezinfektimit duke thënë se kjo po bëhet me kërkesën e banorëve pas vlerësimit të komisionit komunal.

“Qëllimi është që qytetarët të jenë të mbrojtur në objektetet e banimit kolektiv e veçanërisht në ato që janë të vjeta. Ne jemi të vendosur së bashku edhe me të gjitha institucionet në nivelin lokal për parandalimin dhe mobilizimin e qytetarëve në luftën kundër Covid-19, deri në stabilizimin e plotë të gjendjes”,ka deklaruar Ismajli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme