Nis dëshmia e dëshmitarit të dytë ndaj Thaçit dhe të tjerëve

12:41 | 17 Prill 2023
A Z

Ka nisur dëgjimi i dëshmitarit të dytë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Dëshmitari i dytë fillimisht bëri betimin se do ta thotë të vërtetën para trupit gjykues, derisa Gjykata njoftoi se dëshmia do të zgjasë të paktën pesë ditë.

Me të nisur dëshmia e dëshmitarit të dytë seanca është mbyllura për publikun.

Përfundon dëshminë dëshmitarja e parë, seanca do të vazhdojë më dëgjimin i dëshmitarit të dytë të ZPS-së.

 

Të ngjashme