Ka filluar ceremonia mortore e profesorit të ndjerë, Shyqri Nimani.
Akademiku ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, shkruan Arbresh.info.
Kurse tani është duke u mbajtur ceremoni dhe më pastaj do të mbahen dhe homazhet.
I pranishëm në këtë ceremoni është kryetari i Kuvendit të Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Ceku edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Kujtojmë disa nga veprat e tij, si dorëshkrimin e artë në aktin themeltar të shtetit tonë, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, krijimin e logos identifikuese të Grand Hotelit, Kosova Filmit deri tek simboli i Universitetit të Prishtinës, e themi me gjithë zemër se prof. Nimani me meritë të plotë e të padiskutueshme ka zënë një vend nderi në listën e gjatë të krijuesve dhe studiuesve të kohës sonë./Arbresh.info/
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK