Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, të mërkurën ka përcjellë nga afër fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës në dy lagje të fshatit Gjurgjevik i Madh të Klinës, me ç’rast ka uruar banorët për këtë projekt që do të krijojë lehtësira në lëvizjen e tyre.
Rruga deri tash ka qenë pothuajse e pakalueshme dhe pushteti lokal i është përgjigjur kërkesave të banorëve për asfaltimin e saj. Rruga do të jetë në shërbim të 50 familjeve, të cilat kanë shfrytëzuar rrugë tjera alternative duke kaluar kilometra të tëra për t’u lidhur me rrugën magjistrale. Ndërsa me asfaltimin e saj krijohen kushte shumë me të volitshme për jetese.
“Aty ku ka vështirësi në lëvizje, pushteti lokal është i gatshëm të intervenojë. Projekte të tilla janë dhe po realizohen në të gjitha pjesët e komunës sonë. Krejt kjo për të rregulluar mirëqenien e qytetarëve tanë”, u ka thënë Bashota, banorëve të Gjurgjevikut.
Ndryshe, në këtë fshat janë asfaltuar rrugët në disa lagje, ndërkohë që pritet asfaltimi i rrugëve edhe në pjesët tjera të fshatit./Arbresh.info/
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...