Një i mitur nga fshati Lebushë i Deçanit është raportuar për vjedhje të parave në shtëpinë e gjyshes së tij.
Sipas policisë, i dyshuari, ka vjedhur një shumë prej 9000 eurosh nga shtëpia e gjyshes dhe më pas ka përdorur një pjesë të parave për të blerë armë.
Nga shuma e vjedhur, 4000 euro i dyshuari ia ka dhënë dy të miturëve të tjerë, për t’i blerë dy armë dhe dy karikatorë me nga dy fishekë.
Policia ka konfiskuar armët dhe ka intervistuar të dyshuarit.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Lebushë, Deçan 02.01.2025 – NN. Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij 9000 euro para të gatshme. 4000 euro nga parat e vjedhura i dyshuari ia kishte dhënë dy të dyshuarve të mitur meshkuj kosovarë për t’i blerë dy armë-pistoletë dhe dy karikatorë me nga dy fishekë. Armët e lartcekura janë konfiskuar. Ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info
Çudi nga Portugalia, vijat e bardha të fushës u vizatuan me ...
Gjykata Speciale edhe këtë javë në pushim, seancat fillojnë ...
10 këshilla që ju duhen në jetë
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
“Ti ke dashtë me m’puthë!”- Tensionohet situata mes Drilonit...
66 aksidente ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt, n...