Jakup Krasniqi që nga mosha e re kishte filluar të merrej me politike, ai është edhe njëri nga themeluesit e UCK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës, shkruan arbresh.info
Krasniqi ka qenë anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës. Ministër në qeverinë e parë të Kosovës, më pas deputet, ministër për shërbimet publike, kryetar i kuvendit dhe pas largimi nga Partia Demokratike e Kosovës Krasniqi së bashku me Fatmir Limaj formuan partinë e quajtur Nisma për Kosovën.
Hapave të Krasniqit është duke shkuar edhe nipi i tij Arian Krasniqi, i cili çdo herë i qëndroj pranë axhës së tij, tani Ariani ka filluar të merret me politik duke kandiduar për asamblist në komunën e Drenasit.
Ariani ka mbaruar studimet në fakultetin e Ekonomik është i martuar dhe ka një djalë.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka bërë të ditur kandidimin e tij, “Të dashur bashkëvendëse, miq e dashamirë,Kësaj here vendosa të sfidohem para jush, që sfidat tona të përbashkëta të jenë rrugëtimi ynë i pandalshëm. Pjesë e listës për asamblenë komunale nga radhët e Nisma për Kosovën në Drenas, jam edhe unë” ka shkruajtur Krasniqi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...