Nikolla: Çlirimi i Kosovës, vepër e UÇK dhe popullit kosovar

23:55 | 12 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot me një mesazh Ditën e Çlirimit të Kosovës.

“Sot është një ditë e shënuar për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Çlirimi i Kosovës është vepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e popullit të Kosovës, me mbështetjen e aleatëve të mëdhenj të kombit shqiptar, ShBA dhe NATO”, shprehet Nikolla.

“Kosova e pavarur dhe demokratike është rezultat i Kosovës së lirë”, thekson ajo.

“Shqipëria qëndron në krah të Kosovës, për përballimin e sfidave të përbashkëta. Sepse sfidat e Kosovës janë edhe sfidat e Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës po bashkërendojnë diplomacinë parlamentare për përballimin e tyre”, nënvizon Nikolla.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, një kërkesë e drejtë dhe e merituar”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme