Nikoliq thërret Këshillin Kombëtar të Sigurisë

22:45 | 12 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë ka thirrur Këshillin Kombëtar për Siguri në një seancë ku liderët shtetëror do të japin informacione relevante dhe do të diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kjo seancë është paralajmëruar të mbahet të hënën, pasi Prishtina ka njoftuar se do të formojë ushtrinë dhe se dialogu i Brukselit rrezikon të ndërpritet, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

Më së shumti ata thuhet se është duke i brengosur insistimi i presidentit Hashim Thaçi për formimin e ushtrisë.

E kjo ide për Beogradin edhe krejtësisht e papranueshme dhe se thuhet se do ta qojë rajonin drejt një katastrofe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme