Niko Peleshi: Kuvendi i Shqipërisë mbetet i angazhuar të mbështes Kosovën në organizatat ndërkombëtare

13:44 | 20 Dhjetor 2024
K.B

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se duhet të koordinohemi që ta bëjmë Kosovën dhe Shqipërinë vendet më të mira.

“Motra dhe vëllezër po historinë e kemi bashkë, po gjuhën shqipe e kemi bashkë por edhe me punë dhe me angazhim duhet të jemi bashkë. Duhet të bashkëpunuar praktikisht dy vendet në fushën e sigurisë, duhet bashkëpunuar thellësisht edhe në tregun e energjisë. Ne duhet të koordinohemi që ta bëjmë Kosovën dhe Shqipërinë vendet më të mira. T’i lutemi Zotit që të bashkohen shqiptarët kudo që janë”, tha Gashi.

Nga ana tjetër Niko Peleshi tha se kjo seancë vjen një tradite shumë pozitive.

“Me të mirat dhe dobësitë tona që i kemi të përbashkëta jemi njëlloj, jemi vëllezër të një shtëpie të përbashkët. Ne kemi të njëjtën adresë. Ne po ndërtojmë një model të përbashkët zhvillimi që ju shërben qytetarëve tanë. Kuvendi i Shqipërisë mbetet i angazhuar të mbështes Kosovën në organizatat ndërkombëtare. Le të punojmë së bashku ku shqiptarët në të dyja anët e kufirit jetojnë në paqe. Rrënoftë Kosova, rrënoftë Shqipëria”, u shpreh Peleshi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme