Zëdhënësi i prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë se janë duke punuar me seriozitetin më të lartë që të zbardhet rasti ku mbetën të vdekur tre persona nga një sulm në Gllogjan të Deçanit.
“Lidhur me këtë çështje penale, me seriozitetin më të lartë me ekipin e Prokurorëve, të udhëhequr nga kryeprokurori i Pejës janë duke punuar në mënyrë intensive së bashku me Policinë e Kosovës që të zbulohen të gjitha rrethanat dhe njëkohësisht personi apo personat e mundshëm të kryerjes të kësaj vepre, ka thënë Nikçi.
“Shpresoj se nga veprimet e ndërmarra do të ketë rezultate konkrete, të identifikohet personi apo personat e mundshëm, dhe më pas të arrestohen”.
“Bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet përkatëse përkatësisht me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, me të gjithë ata persona të cilët kanë informacione, është që do ju garantohet që do të mbeten anonim dhe të njëjta informata do të trajtohen me seriozitetin më të lartë”, theksoi Nikçi.
Në fund Nikqi tha se edhe në këto orë të vona janë duke vazhduar hetimet.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...