Qytetarët e Prishtinës do të paguajnë ngrohtoren e qytetit deri më 15 prill pavarësisht se s’kanë fare nevojë në këtë kohë të kenë ngrohje për shkak të temperaturave të larta. Zyrtarët e Termokosit kanë thënë se ndërprerja dhe fillimi i ngrohjes është rregulluar me ligj. Fillon më 15 tetor dhe përfundon në gjysmën e muajit prill.
Përveç temperaturave të larta të gjithë qytetarët e Prishtinës që janë të kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore “Termokos”, po vazhdojnë të ngrohen edhe më tutje nga kjo ngrohtore.
Sipas parashikimi të motit temperatura të ngjashme pritet të jenë edhe gjatë ditëve në vijim, nga çka nënkuptohet se këta qytetarë do të përballen me një nxehtësi edhe më të madhe sepse ngrohtoret nuk do të ndalen të paktën edhe dy javë.
Zëdhënësja e ngrohtores “Termokos”, Afërdita Uka – Fejzullahu, përmes një bisede telefonike për Express ka thënë se lëshimi dhe ndajla e ngrohtores është e rregulluar me ligj, ndërsa për shkak të vikendit, Uka ka kërkuar që për detaje të tjera të kontaktohet ditën e hënë.
Express ka gjetur në rregulloren e këtij institucioni detajet e lëshimit dhe ndaljes së ngrohtores. Aty thuhet se sezona e ngrohjes fillon zakonisht më 15 tetor dhe mbaron më 15 prill të vitit vijues. Në rast se në periudhën prej 01-14 tetor dhe prej 16 prill-03 maj, kur temperaturat e jashtme janë të ulëta.
Përndryshe qytetarë të shumtë po ankohen për ngrohje sepse sipas tyre në këto temperatura nuk është e nevojshme të ngrohen nga Termokosi.
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...