Nga mesi i javës së ardhshme, pritet që të ketë mot me diell dhe me rritje të temperaturave.
Sipas Prishtina Wather, java e tretë e marsit do të fillojë me mot të butë, me temperatura që shkojnë deri në 16 gradë celsius e 17 gradë celsius ditën e hënë, përcjell Arbresh.info
Natën me kalimin në ditën e martë, një sistem frontal sjell të reshura shiu, ku pritet të depërtojnë edhe masa më të ftohta ajrore që zbresin temperaturat maksimale në 9 gradë celsius e 10 gradë celsius.
Të reshurat pushojnë gjatë ditës, e në mbrëmje priten edhe kthjellime.
E mërkura në mëngjes do të jetë më e ftohtë, me minimale që mund të zbresin në -2C e -3C. Do të ketë më shumë intervale me diell edhe përgjatë ditës së enjte, kur temperaturat ditën shënojnë rritje deri në 15C e 16C.
Ditën e martë erërat ndryshojnë drejtimin në veriore e verilindore dhe me frynë me hove deri në 12m/s. Nga dita e enjte frynë erëra jugperëndimore e perëndimore me hove deri në 13m/s ditën e premte.
Nivelet e ndotjes ajrore shënojnë rritje kryesisht orëve të mbrëmjes, me indeks që kalon edhe në vlera të dobëta. Ditën indeksi mbetet më gjatë në vlera të pranueshme.
18.03 – Mot i butë. Paradite intervale me diell. Gjatë ditës vransira e mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.
19.03 – Më ftohtë dhe shi orëve të para të ditës. Deri në mbrëmje vransirat shpërndahen.
20.03 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë.
21.03 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell e më butë.
22.03 – Butë. Intervale me diell dhe vransira.
Shtypja atmosferike përreth vlerave normale në fillim të javës, e më pas shënon rritje./Arbresh.info
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...