Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3,2% në muajin gusht 2023, krahasuar me muajin gusht 2022. Inflacioni mujor ishte 1,0% në muajin gusht 2023.
Kështu është bërë e ditur në të dhënat e publikuara të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (28,0%), pemët (11,4%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (7,2 %), pijet alkoolike, duhani (6,3%), pijet joalkoolike (5,7%), blerja e automjeteve (5,1%), buka dhe drithërat (4,5%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (4,5 % ), shërbimet për transport (4,4%), mishi (3.8%) dhe qumështi, djathi dhe vezët ( 2,4 %), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,4 për qind në IHÇK-it”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat (-14.5%) dhe lënde djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-3,7%) dhe me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,2 për qind në IHÇK-it.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej (1,0 %) në muajin gusht 2023, krahasuar me muajin korrik 2023.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOPI-it: biletat e fluturimeve ( 8,4 %), karburantet dhe lubrifikantet për pajisjet e transportit personal (5,3 %), perimet (4,8 %), shërbimet për transport (4,7%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (1,2%), blerja e automjeteve (1,1%) dhe pijet alkoolike, duhani ( 0,9 %) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,0 për qind në IHÇK-it.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...