Rritja e çmimeve në Kosovë do të sjellë çrregullime në treg, e ku do të shkaktojë telashe tek qytetarët pasi që rroga mesatare është e ulët në krahasim me rritjen e çmimeve të shportës esenciale, e që është direkt mospërputhje, shkruan arbresh.info.
Në statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës(ASK), në vitin 2020, pagat mesatare bruto në Kosove ishin 466 Euro, e paga neto ishte 416 Euro, ndërkaq në sektorin privat, paga mesatare në vitin 2020 ishte 380 Euro, ndërsa neto për vitin 2020 ishte 342 Euro.
E kjo rritje e çmimeve sipas ekonomistëve do të sjellë dëme në biznese në jetën e qytetarëve nëse nuk arrihet të ndërmjetësohet dhe të intervenohet për të parandaluar kolapsin global i cili është duke ndodhur në ekonomi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, për arbresh.info tha se kohë zgjatja e kësaj situate do të reflektohet në koston e jetesës, dhe për këtë duhet të intervenohet në disa pika.
“E gjithë kjo varet se sa zgjate dhe si do te reflektohet me koston e jetesës. Tani për tani ka një trend të rritjes së çmimeve si dhe ka shqetësime që janë ato të qytetarëve por edhe të bizneseve për shkak se ato po ballafaqohen me një rritje të kostos së lëndës së parë, normalisht që ka pak mekanizma me ndërhy sidomos pasi që ne nuk kemi politik monetare që në këtë rast ka një rol të veçantë në uljen e inflacionit, kështu që mbesin disa instrumente ndoshta për ato kategoritë më të rrezikuara, por në anën tjetër ka edhe instrumente fiskale për përkrahje të bizneseve duke shikua mundësin e uljes së TVSH-së, akcizës, p.sh te nafta që përdoret për prodhim apo për bujqësi e deri te me ndonjë situatë ma ekstreme të mungesës së ndonjë produkti në treg ose të ndonjë çrregullimi në treg, intervenim përmes atyre produkteve që janë në rezervën shtetërore’, tha Rukiqi.
Rukiqi tutje tha se qeveria nuk mund të bëjë rritje pagash dhe të kalojë normën pasi që politikat fiskale nuk e lejojnë një gjë të tillë.
“Qeveria e ka një rregull fiskale që realisht ja lejon rritjen e pagave ose rregullimin e pagave në raport me indikacionin që është, Qeveria nuk mundet me i rrit pagat në nivel vendi ajo mund me rrit në sektorin publik por që edhe atu e ka një politik fiskale që nuk e lejon me tejkalua normën. Për pjesën tjetër të sektorit privat, siç pe sheh ka mungesë të informatave edhe nuk ka një përcjellje të tregut të tregut se çka po ndodh në sektorin privat”, tha Rukiqi.
Sipas Rukiqit rroga mesatare është rritur në tri vitet e fundit por në një kontekst paradoksal sepse kjo rritje ka qenë vetëm në sektorin publik.
“Në muajt e fundit po flas për muajin gusht-shtatorë por edhe këtë muaj në shumë kompani të sektorit privat në vend ka rritje pagash për shkak se ka pasur presion nga ana e atyre që janë punëmarrës së atyre që janë në ato kompani, nuk po them që është në të gjitha kompanitë por tek disa kompanitë që kanë rëndësi ekonomike vendin kjo veç ka ndodh. Rroga mesatare është rritur në tri vitet e fundit në Kosovë por fatkeqësisht është rrit ma shumë në sektorin publik sesa në atë privat, është paradoksale pasi që ka pasur aty ndërhyrje në paga të cilat faktikisht e kanë sektorin publik më të konkurueshëm sesa atë privat, e këtë gjë do ta vëreni në fund të vitit që paga është rritur edhe në sektorin privat për shkak se ka pas lëvizje të tilla në shumë kompani që kanë rëndësi për vendin. Por inflacioni pavarësisht rritjeve që janë që ne i shohim qoftë rritjet e bizneseve qoftë rritjet e pagave, inflacioni i krijon problemet e veta dhe sa do që e zgjatë çfarëdo lloj rritje bëhet e pa efektshme’, deklaroi Rukiqi.
Mendim të njëjtë ka edhe analisti i ekonomisë Lulzim Beqiri, i cili tha për arbresh.info se duke marr parasysh të ardhurat e vogla në Kosovë kjo rritje do të ndikojë në shportën esenciale.
“Rritja e çmimeve në Kosovë ndikon jashtëzakonisht shumë në kualitetin e jetesës së qytetarëve, marr parasysh të ardhurat e vogla dhe papunësinë e krijuar që nga përfundimi i luftës. Janë rrit çmimet e artikujve bazë siç janë buka, vaji, qumështi dhe produktet të shportës esenciale prandaj qytetarët e vendit kanë me u ballafaqua me vështirësi për ta siguruar jetesën e tyre si pasojë e ngritjes së çmimeve. Prandaj Qeveria e vendit do duhet të ndërmerrte masa lehtësuese për ti dakë në ndihmë familjeve në nevojë, çka edhe ka vepruar në mbledhjen e fundit të qeverisë. Mirëpo mendojë se duhet hartuar politika zhvillimore që toka e cila lihet e pa punuar të punohet dhe të sigurohet mbështetje institucionale për këtë”, tha Beqiri.
Ndërkaq Beqiri tha se janë disa hapa që duhet të ndjekin në mënyrë që të lehtësohet jeta e qytetarëve.
“Jetesa e qytetarëve veç se është e rënduar shto kësaj edhe situatën me pandeminë e cila ka çrregulluar çdo gjë edhe tek ne në Kosovë. Mendoj se janë disa hapa konkret që duhet të ndiqen si dialogu me shoqatat e mullisëve dhe marrëveshja me ta për ulur çmimin e bukës, hartimin e pakove emergjente si pasojë e ngritjes globale të çmimeve, ndalja ndihmë e kategorive të rrezikuara siç janë: pensionistet, familjet e dëshmorëve, familjet me asistencë sociale, familjet me të ardhura të vogla etj’, deklaroi Beqiri.
Nga të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ka pasur rritje të çmimeve për produktet bazë të konsumit. ASK thotë se inflacioni i matur në muajin gusht 2021 ishte më e lartë në një mesatare prej 4.7 për qind, ndërsa inflacioni për vitin 2020 ishte 0.2 për qind./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë