Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional, ka dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka ngritur kallëzim penal ndaj Faton Fetahut, asistentit personal të ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.
Kryetari i këtij Asociacioni Shkëlzim Murtezi deklaroi se ky kallëzim penal është ngritur bazuar në shqetësimet e pranuara nga ana e studentëve në lidhje me diplomat jo valide të lëshuara nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Prizrenit.
Sipas tij, përgjigja e kërkesës së këtij Asociacioni duhet të kthehet nga Ministria e Arsimit dhe jo nga Faton Fetahu, i cili është person i paautorizuar nga legjislacioni.
“Kemi shumë studentë që kanë kryer fakultetin, por diplomat e tyre nuk janë valide sepse vet shteti që i ka lëshuar ato diploma nuk i njeh. Kemi po ashtu shumë studentë që kanë filluar masterin jashtë vendit dhe nuk i marrin diplomën e masterit, pa ia sjell dëshminë që fakultetin që e kanë kryer ka qenë një fakultet i akredituar. Prandaj, pasi që jemi adresuar në Ministrinë e Arsimit, na u është kthyer një përgjigjeje nga një person i paautorizuar nga legjislacioni, pasi që përgjigjja për arsim i takon ministrisë. Dhe i njëjti ka bërë fyerje të ulëta dhe të liga, ka tentuar që ta parandaloj Asociacioni të merr veprimet përkatëse dhe të ushtroj kompetencat e saj sipas statutit të vet”, tha Murtezi.
E, për zgjedhjen e këtij problemi, Murtezi deklaroi se ka kërkuar të bëhet një mbledhje nga Ministria e Arsimit, rektorët e këtyre universitete dhe Agjencinë e Akreditimeve.
Por, sipas Murtezit kjo ka dështuar për shkak të fyerjeve nga personi që ai e quan jozyrtar Faton Fetahu.
“Ne kemi bërë një kërkesë në ministrinë e Arsimit që të caktohet një mbledhje urgjente brenda kësaj jave, që të zgjedhim krejt së bashku këtë problem. Sa i përket fakulteteve të pa akredituara, që janë Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Prizrenit. Kemi një gjeneratë të tërë që është shkatërruar. Kemi informacion për Fakultetin e Edukimit, pra për 5 vitet e fundit, studentët kanë kryer fakultet kanë marr diplomë, por shteti nuk e njeh diplomën. Sepse në atë kohë nuk kanë qenë të akredituara dhe kallëzimin penal e kemi ngritur në bazë të nenit 198, paragrafi 1 dhe në bazë të nenit 422 paragrafi 1 të Republikës së Kosovës, për shkak të fyerjeve të dinjitetit tonë”, tha Murtezi./Arbresh.info.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...