Ngritet kallëzim penal ndaj Aleksandar Vuçiq pasi e quajti trillim masakrën e Reçakut

16:19 | 6 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Është ngritur kallëzim penal kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për mohimin e masakrës së Reqakut.

Sot avokati, Tomë Gashi në cilësinë e përfaqësuesit juridik të viktimave të Masakrës së Reçakut ka paraqitur kallëzim penal ndaj Vuçiqit për deklarimin e tij se “Masakra e Reçakut ishte trillim i sajuar nga Willaim Woker  dhe se maskara e Reçakut ishte një krim i fabrikuar që sipas tij ‘gjithçka ishte falsifikuar nga ai mashtrues me flokë të bardhë, Walker”.

Në kallëzim penal thuhet gjithashtu se veç deklarimeve të bëra të enjten, Vuqiç edhe më herët këtë masakër si trillim.

Më poshtë mund të gjeni kallëzimin penal./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme