Donjeta Pajaziti ishte gjetur e vrarë me dy plumba në kokë në bjeshkët e Strellcit të Deçanit, më 17 dhjetor 2015.
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj personit që dyshohet për vrasjen e Donjetës.
Personi me inicialet N.P., ndaj të cilit është ngritur aktakuza është kushëriri i viktimës D.P, shkruan Indeksonline
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Prokurorisë Themelore:
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.P. për veprën penale: Vrasje e rëndë, nga neni 179 par. 1 pika 1.4 dhe 1.12 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe për veprën penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri N.P. me datën 09.11.2015 rreth orës 14:30 në bjeshkët e Strellcit të komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore ka privuar nga jeta të ndjerën D.P.. Derisa e ndjera ka qenë duke shkuar në punë në këmbë, aty kalon i pandehuri N.P. me veturën e tij, e merr të ndjerën, e dërgon në bjeshkët e lartcekura, ku fillimisht e privon nga jeta duke shtënë dy herë në kokë të saj, e më pas për të humbur gjurmët të njëjtën e mbulon me disa drunjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. E ndjera gjendet pas më shumë se një muaji e vdekur.
Andaj, i pandehuri me këto veprime ka kryer veprën e lartcekur penale.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...