Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër shtetasit E.D. nga Shqipëria për dy vepra penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, më datë 22.02.2024, rreth orës 17:00, në fshatin Vërmicë të komunës së Prizrenit, E.D. ka importuar pa autorizim substanca narkotike, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë. Bashkë me një person të paidentifikuar, ata janë futur ilegalisht në territorin e Kosovës përmes rrugëve malore. Ata janë kapur në flagrancë nga Policia Kufitare e Kosovës duke u larguar në drejtim të fshatit Vërmicë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy çanta të mbushura me marihuanë në peshë prej 31,596.54 gram dhe një qese plastike me kokainë në peshë prej 49.78 gram. Automjeti i përdorur nga E.D., një Fiat Croma, është kontrolluar dhe në të është gjetur kokainë.
Me këto veprime, E.D. ka kryer veprat penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe të kalimit të paautorizuar të kufirit. Prokurori i çështjes ka propozuar Gjykatës që E.D. të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, pasi të kryhet mbajtja e shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave.
Komunikata e plotë ( pa ndërhyrje)
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.D., shtetas i Shqipërisë, i cili gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, i pandehuri E.D., me datë 22.02.2024, rreth orës 17:00 në fshatin Vërmicë – Komuna e Prizrenit, me qëllim të shitjes, pa autorizim importon substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që së bashku edhe me një person tjetër (deri më tani të paidentifikuar), futen ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore, të cilët kapen në flagrancë nga Policia Kufitare e Kosovës dhe fillojnë të ikin në drejtim të fshatit Vërmicë, me ç’rast pasi i njejti arrin të arrestohet nga ana e policisë, në vendin e ngjarjes gjenden dhe sekuestrohen dy (2) çanta të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë në peshë të përgjithshme (neto) prej 31,596.54 gram (tridhjetë e një kilogramë e pesëqind e nëntëdhjetë e gjashtë gram e pesëdhjetë e katër miligram), të cilat çanta të njëjtit i kishin bartur në shpinë, si dhe pas kontrollit të automjetit të markës ”Fiat Croma”, të cilin e kishte drejtuar i pandehuri në fjalë, është gjetur dhe sekuestruar një qese plastike e mbushur me substancë narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme (neto) prej 49.78 gram (katërdhjetë e nëntë gram e shtatëdhjetë e tetë miligram), të cilat substanca narkotike kanë qenë të destinuara të vihen në qarkullim për shitje dhe shpërndarje të paautorizuar brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Me këto veprime i pandehuri E.D., ka përmbushur elementet e veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./Arbresh.info/
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...