Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër S.I., – zyrtare e lartë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, “nga data 01.03.2021 deri më 31.03.2021, e pandehura S.I., në cilësi të zyrtarit të lartë publik, këshilltare e Asamblesë Komunale në Prizren, duke qenë e detyruar të bëjë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, edhe përkundër faktit që paraprakisht ishte njoftuar përmes e-mailit zyrtar më datë 03.03.2021, e njëjta nuk ka bërë deklarimin e rregullt të pasurisë brenda afatit të paraparë ligjor dhe mos deklarimin e pasurisë nuk ka mundur që ta arsyetoj.
Me këto veprime e pandehura S.I., ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, njofton prokuroria.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, e pandehura për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtore dhe të dënohet sipas ligjit. /arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga