Google ADS

Ngritet aktakuzë për krime lufte ndaj një serbi

15:04 | 26 Dhjetor 2023
K.B

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK),  ka njfotuar se ka ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër D.M.

Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri D.M. ish gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve ka vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare.

“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri D.M. ish gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, gjatë periudhës së luftës në Kosovë 1998-1999, në Burgun e Prishtinës dhe të Lipjanit, në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje edhe me zyrtarë tjerë të burgjeve, duke vepruar në kundërshtim dhe duke shkelur rregullat e të drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës, përkatësisht konfliktit të armatosur, gjatë gjithë kësaj periudhe kohore në mënyrë sistematike i kishin malltretuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë ç ‘njerëzore me mjete të ndryshme, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se me këto veprime i pandehuri D.M. në bashkëkryerje ka kryer veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullatës civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së.

Po ashtu, i njëjti akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)./Arbresh.info/

 

Të ngjashme