Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.Th., B.M., dhe L.K., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë A.Th., me datë 11.06.2021 rreth orës 10:30 minuta në Prizren, duke ditur se paraja është e falsifikuar, me qëllim të vënies në qarkullim si të vërtetë, pranon 284 monedha metalike nga 2 euro, në atë mënyrë që si bashkëpronar i një subjekti privat tek njëri prej tregjeve në Prizren, ku gjatë bastisjes nga ana e policisë i janë gjetur monedha metalike në qarkullim dhe atë 284 nga 2 euro, gjithsej 568 euro të falsifikuara.
Ndërsa, i akuzuari i dytë B.M., në datë, kohë dhe vend të njëjtë, duke ditur se paraja është e falsifikuar pranon me qëllim të vënies në qarkullim si të vërtetë 63 monedha metalike nga 2 euro, në atë mënyrë që si bashkëpronar i një subjekti privat tek njëri prej tregjeve në Prizren, gjatë bastisjes nga ana e policisë i janë gjetur monedha metalike në qarkullim, dhe atë 63 nga 2 euro, gjithsej 126 euro të falsifikuara.
Po ashtu, i akuzuari i tretë L.K., në datë, kohë dhe vend të njëjtë, duke ditur se paraja është e falsifikuar pranon me qëllim të vënies në qarkullim si të vërtetë 50 monedha metalike nga 2 euro, në atë mënyrë që si pronar i një subjekti privat tek njëri prej tregjeve në Prizren, gjatë bastisjes nga ana e policisë i janë gjetur monedha metalike në qarkullim, dhe atë 50 nga 2 euro gjithsej 100 euro të falsifikuara.
Në të trija rastet, është vërtetuar se paratë janë falsifikim i plotë, përmes raportit të ekspertimit të datës 07.09.2021 nga Agjensioni i Kosovës për Forenzikë.
Me këto veprime, të pandehurit e lartpërmendur kanë përmbushur elementet e veprës penale “Falsifikimi i parasë” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...