Google ADS

Ngritet aktakuzë për dhunim dhe vrasje të rëndë të fëmijës në Fushë Kosovë

15:06 | 6 Qershor 2020
Arbresh.info

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 27 prill 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.O., në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të KPRK-së dhe “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili më 11 korrik 2019, në Fushë Kosovë, pasi e kishte dhunuar viktimën K.V., më pastaj edhe e kishte vrarë.

Rasti i 12-vjeçarit K.V e kishte tronditur opinionin publik datën e 11 korrikut kur u gjet i vdekur dhe me shenja dhune./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme