Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se pas zhvillimeve të hetimeve disa mujore, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit D.D, për shkak të kryerjes së veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 par. 4 lidhur me par 2 dhe nenin 31 të KPRK-s, si dhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm” nga neni 404 par 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-ë.
Në njoftim thuhet se i pandehuri dhe të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb, kanë sulmuar dhe kanosur ushtarët e KFOR-it dhe Policinë e Kosovës, përcjell Arbresh.info
“Sipas aktakuzës i pandehuri më 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në bashkëveprim dhe koordinim edhe me të pandehurit të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës, armëve dhe mjeteve tjera të forta, i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dëme materiale”, thuhet në njoftim.
Prokurori Special ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal./Arbresh.info
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...