Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprat penale përgatitje të veprave terroriste, mashtrim dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.
I dyshuari u ka kërkuar qytetareve serbë që të baritnin armë dhe të ndermirën sulme fizike ndaj tyre që para bashkësisë ndërkombëtare të fajësoheshin qytetarët shqiptarë.
Ai gjithashtu ka marrë nga 2 mijë deri 7 mijë euro nga qytetarët serbë duke u paraqitur si zyrtarë i Serbisë dhe duke u premtuar punësim.
Më poshtë mund të gjeni të plotë njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Speciale, kundër të pandehurit S.A., për shkak të veprës penale, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, nga neni 144 paragrafi 3 të KPRK-së, veprën penale “Mashtrimi”, si dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I pandehuri S.A., më 12.07.2018, nga posta e Serbisë, në pjesën veriore të Mitrovicës i ka dërguar një pako të dëmtuarit, R.R., në të cilën pako gjendej një pistoletë e tipit “CZ Vzor 50” e kalibrit 7.65 mm, prodhim çekosllovak, pa numër serik, me një karikator, me gjashtë fishekë, 11 pako ampula të llojit tramadol, 5 pako me ampula të llojit trodon, 18 pako me tabletë bensedin dhe një pamfletë e formatit A4., me logo të Serbisë, me titull “Vrhovna Komanda Oslobodilaqke Vojske Kosova i Metohije”, përmbajtje e së cilës bënte thirrje për të dëmtuarin dhe qytetarët tjerë serb si, M.R., B.P., S.P., M.N., M.P. dhe D.P., që të bartnin armë nga depot e ndryshme të Mitrovicës, me qëllim që të ndërmerren sulme dhe të përdorej dhunë fizike ndaj qytetarëve serb në mënyrë që para bashkësisë ndërkombëtare ti fajësojnë shqiptarët.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, nga neni 144 paragrafi 3 të KPRK-së.
Prokuroria njofton se i pandehuri S.A., që nga viti 2017 në vazhdimësi, ka mashtruar shumë qytetarë, në atë mënyrë që përmes paraqitjes së fakteve të rreme me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka shfrytëzuar situatën e disa qytetarëve serb duke u prezantuar si zyrtar i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, dhe si përfaqësues i organizatës për të sëmurët me diabet, dhe se në emër të punësimit të tyre paraprakisht u ka marrë shuma të ndryshme parash. Të dëmtuarit R.R., në shumën prej 7000 euro, të dëmtuarit S.R., në shumën prej 2000 euro, si dhe të dëmtuarit M.R., në shumën prej 5000 euro, si dhe shumë të tjerëve u kishte kërkuar para për punësimin e tyre por për shkak të shumave të larta nuk kanë pasur mundësi të ia japin.
Me këto veprime i pandehuri S.A., ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri S.A., më 12.07.2018, ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim armë në mënyrë të paautorizuar, në mënyrë që pistoletën e tipit “CZ Vzor 50”, të kalibrit 7.65 mm, prodhim çekosllovak, pa numër serik, me një karikator, e ka dërguar përmes postës së Serbisë, në pjesën veriore të Mitrovicës, e ka futur në një pako dhe e ka dërguar në emër të Radomir Repanoviq në fshatin Osojan, ashtu që i njëjti armën e pranuar e ka lajmëruar në polici, armë e cila edhe është konfiskuar
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën