Google ADS

Ngritet aktakuzë ndaj personit që kanosi presidentin Thaçi

16:11 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të premten, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër personit që e kishte kërcënuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media të zyrës për komunikim publik në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH).

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri me inicialet K.P. më 26.03.2020, nëpërmes rrjetit social “Facebook” ka kanosur seriozisht të dëmtuarin Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me punën e tij si person zyrtar, se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit, personi i tillë, ashtu që, në profilin e personit, Kujtim Boletini, të cilin vet e kishte hapur, ka postuar mesazh kërcënues me këtë përmbajtje, si vijon: “Sotë i zhdrypa pre tavani se ne kuvend po flitet për ndarjen e Kosovë nga Hashim Broja le te din Hashim Broja a kushdo qoftë aj se Ende jemi gjallë pjesa e veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja Dije se xhumin xhum sta la me ba”, duke i shoqëruar këto fjalë me dy fotot të dy armëve të gjata, me ç`rast tek i dëmtuari ka shkaktuar fikë dhe ankth se do t`i shkaktohet ndonjë e keqe atij apo familjes së tij nga i pandehuri K.P.”, thuhet në njoftim.

Për këtë veprim, ai dyshohet të ketë kryer veprën penale “kanosje” nga neni 181 par 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme