Ngritet aktakuzë ndaj Numan Baliq për “Sulm seksual”

12:25 | 12 Tetor 2020
Arbresh.info

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Numan Baliq për veprën penale “Sulm seksual”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri N.B., me datë 12 gusht të këtij viti , në ora 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, i pandehuri cyt të dëmtuarën që ta prek për qëllime seksuale, pa pëlqimin e saj, derisa viktima arrinë të largohet nga i pandehuri dhe kërkon ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë , e me pas e raporton rastin në Policinë e Kosovës” thuhet në komunikatë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se, i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë, shkruan Arbresh.info.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin t’a shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme