Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.H.
Në njoftimin e kësaj prokurorie thuhet se i dyshuari aktualisht gjendet në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 3, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
“Sipas aktakuzës, i pandehuri L.H., me datë 06.05.2023 rreth orës 18:40 min në Pikë Kalimin Kufitar të Vërmicës, saktësisht në hyrje nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim importon substanca të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë dhe atë të llojit “kokainë”, ku i njëjti haset nga zyrtarët policor përkatësisht njësiti Antikontrabandë nga Dogana e Kosovës, në atë mënyrë që i pandehuri pasi siguron narkotikun në një vend të panjohur në Republikën e Shqipërisë, me veturën e marrë në “Rent a Car” e depërton narkotikun në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Pas informatave të siguruara dhe gjatë kontrollit nga ana e policisë, brenda automjetit gjendet dhe sekuestrohet një qese plastike e substancës së dyshuar për narkotikë me peshë prej 101.49 gram dhe një qese tjetër të dyshuar për narkotikë në peshë prej 0.82 gram i është gjetur në trupin e të pandehurit, e gjithë kjo sasi narkotiku në peshë të përgjithshme prej 102.31 gram, e cila pas ekzaminimit dhe ekspertimit nga Laboratori i Agjencisë Kosovare për Forenzikë, rezulton të jetë e llojit “kokainë”, përderisa të njëjtën natë në gjatë urdhër kontrollit të kryer në shtëpinë e të pandehurit, e cila gjendet në Prishtinë, janë gjetur dhe sekuestruar tri peshore digjitale, tri pako me folie (dy folie të najlonit dhe një e aluminit).
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./Arbresh.info/
Rrëzohet helikopteri në Mbretërinë e Bashkuar, një i vdekur ...
Vizita e Osmanit në Arabinë Saudite, u takua edhe me djalin ...
Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, vendi shkon në zgjedhje
E djathta ekstreme holandeze humb zgjedhjet
Kombëtarja U20 e Kosovës ka nisur sot grumbullimin për dy mi...
Kurti: I 3-ti në rajon dhe i 2-ti në Ballkanin Perëndimorë, ...
sq