Ngritet aktakuzë ndaj një personi për kanosje të pronarit të portalit Veriu.info

16:02 | 2 Shtator 2024
E.G

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj personit me iniciale L.L., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Kanosja”

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se më 28 gusht ka kanosur pronarin e portalit Veriu.info për shkak të publikimit që portali që e drejton i dëmtuari kishte bërë për arrestimin e babit të të pandehurit, shkruan Arbresh.info.

“I pandehuri L.L., me datë 28 gusht rreth orës 22:00 minuta në Mitrovicë, seriozisht kanos personin me iniciale G.M., – pronar i portalit Veriu.info, duke e kanosur se do t’i shkaktoj ndonjë te keqe, për shkak të publikimit që portali që e drejton i dëmtuari kishte bërë për arrestimin e babit të të pandehurit L.L., e duke i shkruar mesazhe kërcënuese, me çka të dëmtuarit i ka shkaktuar frikë e shqetësim emocional.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas njoftimit, me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale e cila i vihet në barrë.

“Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme