Ngritët aktakuzë ndaj një inspektori të punës në Gjakovë për keqpërdorim të detyrës

14:07 | 2 Shkurt 2024
E.K

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit N.A., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, me dt.06.12.2022 në Gjakovë, i pandehuri N.A., në cilësinë e Inspektorit të Punës në Zyrën Rajonale në Gjakovë, keqpërdor detyrën e tij zyrtare duke tejkaluar kompetencat e tij, dhe duke i shkelur seriozisht të drejtat e punësimit të dëmtuarës B.M.,

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, si dhe ti shqiptohet dënimi plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik./Arbresh.info

Të ngjashme