Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.M., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195, “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, dhe “Hakmarrja” nga neni 388, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, me datë 13.05.2022 rreth orës 10:20 minuta, në fshatin Blaq, Komuna e Dragashit, në ShFMU “Hilmi Bahtijari”, i pandehuri/mësimdhënësi D.M., në cilësinë e personit zyrtar, duke keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij, i keqtrajton, frikëson dhe fyen rëndë dinjitetin e personave tjerë – nxënëseve F.Z., S.Z., dhe E.H., në atë mënyrë që i njëjti sapo hyn në klasë kërkon nga nxënësit që të nxjerrin librin nga lënda e Matematikës dhe të lexojnë në heshtje mësimin e fundit, më pas kërkon nga nxënësit të dalin te dërrasa e zezë dhe të përsërisin mësimin që kishin lexuar, i pa kënaqur me përsëritjet e nxënësve, merr rripin e pantallonave nga nxënësi R.I., me të cilin me forcë i godet nxënëset në duar, duke i shkaktuar dhembje fizike, frikë dhe fyerje të rëndë të dinjitetit, të cilat keqtrajtime tek tri të dëmtuarat rezultojnë me lëndime të lehta trupore. Me këto veprime, i pandehuri D.M., ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Po ashtu, i pandehuri D.M., me qëllim të hakmarrjes ndërmerr veprime të dëmshme ndaj të dëmtuarave të lartëcekura, në atë mënyrë që pasi të njëjtat së bashku me prindërit e tyre më datë 14.05.2022 raportojnë të pandehurin në polici për shkak të dhunës fizike të aplikuar ndaj tyre, në mundësinë e parë që paraqiten në lëndën e Matematikës të cilën e mbanë i pandehuri/arsimtari D.M., i njëjti fillimisht në prani të gjithë nxënësve të klasës i fyen me fjalë të ndryshme, më pas të dëmtuarave në shenjë hakmarrje, ua mbyllë notat e dobëta në lëndën e Matematikës. Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Hakmarrja” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Po ashtu, prokurori i ka propozuar gjykatës që t’i shqiptoj të akuzuarit dënimin plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit