Prokuroria Speciale e Republikë së Kosovës ka njoftuar se sot më 27 dhjetor ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.M në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Sipas një njoftimi për media, Prokuroria Speciale ka njoftuar se aktakuza është ngritur kundër të pandehurit për shkak se i njëjti ka kryer veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.
“Rasti ka të bëjë me vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, ku i pandehuri si pjesë e grupit veprimet i ka ndërmarrë pas ndodhjes së vrasjes duke penguar procedurën penale dhe pas hetimit i njëjti ka përdorë dokumente të falsifikuara si dhe ka kanosur personat zyrtar të cilët kanë zhvilluar procedurë penale ndaj tij”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Sot seanca e përbashkët plenare mes Kosovës dhe Shqipërisë
Moti sot i vranët dhe me shi
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...