Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy serbëve S.J dhe I.S.
Në njoftim bëhet e ditur se ata akuzohen se më 29 maj në Leposaviq, kanë marrë pjesë në turma që kanë shkaktuar veprime huliganizmi, ku i kanë sulmuar gazetarët dhe ushtarët e KFOR-it, shkruan Arbresh.info
“Fillimisht e kanë kaluar kufirin dhe në bashkëkryerje kanë ndërmarrë të gjitha veprimet përgatitore të nevojshme, sende të destinuara për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dëmtimin e objekteve publike dhe private si dhe shkaktimin e dëmtimeve trupore personave zyrtar, duke qenë në kontakt me pjesëmarrës tjerë të turmës në Leposaviq, janë pajtuar që ti bashkëngjiten turmës së dhunshme të protestuesve serb të datës 29.05.2023, me ç’rast protestuesit kishin ushtruar dhunë të pakontrolluar, me mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe me armë zjarri, nga të cilat ishin lënduar të paktën (tridhjetë) 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, (tre) 3 nga ta nga predhat e armëve të zjarrit, si dhe ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë së Kosovë, si dhe në veturat e gazetarëve të cilët kanë mbuluar ngjarjet e kësaj dite, të cilat përfshijnë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin fizik në masë të madhe, duke shkaktuar rrezik në shkallë të gjerë për jetën dhe trupin e shumë njerëzve dhe pasurisë, mirëpo, të njëjtit janë ndalur nga ana e pjesëtarëve të policisë së Republikës së Kosovës dhe kështu është pamundësuar pjesëmarrja e tyre në turmën e lartpërmendur”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se të pandehurit akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale huliganizmi’’.
Ndërsa, I.S akuzohet se ka mbajtur në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe gjatë kontrollimit të veturës së markës “Honda” me targa sllovene, të cilën e drejtonte pandehuri, në bagazhin e veturës janë gjetur dhe sekuestruar katër sprej dhe një piper sprej për të cilat nuk kishte autorizim që ti mbaj.
Me këto veprime i pandehuri e ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’./Arbresh.info/
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?