Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Sh.A., për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë”dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, ndërsa për të pandehurin J.M., për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Sh.A., Me datë 10.03.2024 në ora 00:13 në Gjakovë, në restorantin “R…”, me dashje ka tentuar ti privoj nga jeta të dëmtuarit D.S., J.S., dhe F.Zh., që të tre nga Gjakova, pwrcjell Arbresh.info.
“Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 e lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri Sh.A., ka mbajtur në posedim të paautorizuar armën, në kundërshtim me nenin 4 par.1 nën par.1.1 Ligjin mbi armët të Republikës së Kosovës.Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, nga neni 366 par.1 të KPRK-së.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
“Sipas pikës III të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri J.M., me dashje ndihmon të pandehurin Sh.A., duke ia dërguar mjetin e kryerjes së veprës penale – armën të cilën i pandehuri J.M., e posedonte me leje.”, thuhet tutje.
“Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 e lidhur me nenin 28 dhe 33 të KPRK-së.”, njofton Prokuroria.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit ti shpallë fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë./Arbresh.info/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...