Google ADS

Ngritet aktakuzë ndaj dy personave për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”

15:27 | 22 Janar 2025
E.G

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurve A.L. dhe B.B.

Sipas aktakuzës për të pandehurit A.L. dhe B.B. ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale: “Përgatitje e veprës penale Vrasje e Rëndë”, sipas nenit 173 par 1 nen par. 1.6 lidhur me nen par. 1.13 lidhur me nenin 27 par 2 lidhur me 1, në formë të bashkëpunimit marrëveshja për të kryer vepër penale nga neni 35 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Poashtu sipas aktakuzës për dy të pandehurin ekziston dyshimi i bazuar mirë, se kanë kryer edhe veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurit t’i shpallë fajtor, duke i dënuar sipas ligjit./Arbresh.info/

Të ngjashme

Foto lajm