Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy kardiologëve të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Lajmin e për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Lidhur me pyetjen e juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 31.05.2024, ka ngritur aktakuzë kundër E.H. dhe L.K. bazuar në nenin 237 paragrafi 2 të Kodit të Procedurës penale është përcaktuar: Nga momenti i ngritjes së aktakuzës dhe deri në shqyrtim fillestar, gjykata sipas kërkesës së palëve mundëson qasjen në inicialet e të pandehurit, kualifikimin ligjor të veprës penale dhe përshkrim të shkurtër të dispozitivit të aktakuzës”, tha ajo.
Ulaj bëri të ditur se kjo aktakuzë është ngritur më 31 maj.
Të dy akuzohen për veprën penale “diskriminim, cenim të së drejtës së ushtrimit të profesionit dhe ndëshkimit”.
Lidhur me rastin, Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Shërbimin Spitalor Universitar të Kosovës, për të mësuar se çfarë masash janë ndërmarrë ndaj tyre, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar përgjigje./Arbresh.info/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...