Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër njëzetenjë të pandehurve në rastin e njohur si Subvencionet I.
Të pandehurit janë akuzuar për veprat penale si, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrja e ryshfetit, mashtrim në detyrë, Dhënia e ryshfetit, Mashtrim me subvencione dhe falsifikim i dokumenteve, raporton PSRK-ja.
Aktakuza është ngritur kundër 11 të pandehurve si persona zyrtar me inicialet L.S; S.SH; B.N; H.M; K.Z; H.D; A.B; J.S; L.H; M.N; A.A; S.K. dhe kundër 10 të pandehurve si përfitues të subvencioneve me inicialet S.S; B.K; F.M; D.M; F.Z; D.K; K.B; A.A; F.N, shkruan arbresh.info.
Të pandehurit me rastin e kryerjes së veprave penale kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë 646,250.00 euro, ndërsa vlera e ryshfetit (korrupsionit) që kanë përfituar personat zyrtar është 316,650.00 euro.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër njëzetenjë (21) të pandehurve në rastin e njohur si “Subvencionet I” për veprat penale ”Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 KPRK-së, ”Marrja e ryshfetit” nga neni 421 KPRK-së, ”Mashtrim në detyrë” nga neni 419 të KPRK-së, ”Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 i KPRK-së, ”Mashtrim me subvencione” nga neni 324 të KPRK-së dhe ”Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 të KPRK-së.
Aktakuza është ngritur kundër 11 të pandehurve si persona zyrtar me inicialet L.S; S.SH; B.N; H.M; K.Z; H.D; A.B; J.S; L.H; M.N; A.A; S.K. dhe kundër 10 të pandehurve si përfitues të subvencioneve me inicialet S.S; B.K; F.M; D.M; F.Z; D.K; K.B; A.A; F.N.
Të pandehurit me rastin e kryerjes së veprave penale kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme në vlerë 646,250.00 euro, ndërsa vlera e ryshfetit (korrupsionit) që kanë përfituar personat zyrtar është 316,650.00 euro.
Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale, e cila kap vlerën e të hollave rreth pesëqind mijë (500.000.00) euro, si dhe të disa veturave./arbresh.info/
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...