Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin se të pandehurit me inicialet S.R., I.R., B.M., S.K., F.P., P.M., A.C., A.F., K.S., B.H., H.A., B.B., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A., dhe A.M., akuzohen se kanë kryer veprat penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve’’ nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me neni 31të KPRK-së.
Ndërkaq, i pandehuri me inicialet I.R., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ nga neni 296 paragrafi 2 i KPR-së.
Gjithashtu, i pandehuri me inicialet S.K., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPR-së”, njofton prokuroria./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...