Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngrituar aktakuzë ndaj 10 personave për vepra penale që ndërlidhen me korrupsion.
Në një njoftim të dërguar për media nga ky institucion thuhet se veprat penale kanë të bëjën me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar, dhënia e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit dhe punimet ndërtimore të kundërligjshme, transmeton arbresh.info
Në mesin e të akuzuarve është edhe një ish kryetar komune, tetë zyrtarë tjerë të asaj komune dhe një ndërtues, e që sipas prokurorisë ata kanë shfrytëzuar pozitën e tyre për të përfituar në mënyra të ndryshme në dobi personale.
Të akuzuarit janë: SH.B., N.Z., H.G,. M.S,. F.R., H.V., E.R., B.R., D.A., B.K.,.
“Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kurti: Zgjerimi i BE-së, përgjigja më e mirë ndaj atyre që e...
Shtohen disa shërbime të reja në Neurokirurgji
Feyenoord – Leverkusen, formacionet zyrtare
Komisioni Disiplinor merr vendimet për dhunën në ndeshjen De...
Vriten dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin
Trepça nesër luan sfidën e dytë për kualifikim në Ligën e Ka...