Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’.
Sipas njoftimit të PSRK-së, aktakuza është ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.V, raporton Arbresh.info.
“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurit me iniciale Z.V. është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Kjo, sipas prokurorisë, është aktakuza e gjashtë e Prokurorisë Speciale për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, prej të cilëve dy janë në praninë e të pandehurit dhe katër për gjykim në mungesë./Arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë