Mirëpo SBASHK-u nuk ka pranuar ofertën e kryeministrit për rritje të pagave në 20 milionë euro në vit, Ata kanë thënë se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për të rritur koeficientin.
E njohësi i rrethanave të arsimit thotë se situata ka arritur në pikën kur zgjidhja më optimale duket tërheqja e Ligjit për pagat dhe rifillimi i punës në të, këtë herë pa garë në mes të dikastereve dhe në bashkëpunim me sindikatat.
Në një prononcim për Arbresh.info Dukagjin Pupovci, drejtor në Qendrën e Arsimit të Kosovës, tha se ligji për pagat është plot anomali dhe se gjatë hartimit të tij ka pasur garë në mes të dikastereve të ndryshme brenda koalicionit PAN se kush po siguron koeficiente më të lartë.
“Derisa greva e punëtorëve shëndetësorë u ndalua deri më 31 janar në pritje të aprovimit të Ligjit për pagat, greva e punëtorëve të arsimit vazhdon deri më 31 janar në pritje të korrigjimit të këtij ligji. Ndërkohë, disa kategori të tjera të shërbyesve publike po kërcënojnë me greva, pasi janë të pakënaqur me koeficientet e përcaktuar. Po shihet se gjatë hartimit të Ligjit ka pasur garë në mes të dikastereve të ndryshme brenda koalicionit PAN se kush po siguron koeficiente më të lartë të punonjësit e sektorit të vet, prandaj ligji është me plot anomali, gjë që edhe ka shkaktuar revoltën e punonjësve të arsimit”, tha ai
Sipas Pupovcit kjo revolt nuk është dashur të shprehet në greve, pasi që kjo grevë po dëmton fëmijët.
“Personalisht mendoj se kjo revoltë nuk është dashur të shprehet me grevë, pasi kështu po dëmtohen fëmijët. Sa kam kuptuar unë, SBASHK nuk po kërkon që paga të rritet 30%, por që koeficienti për punëtorë të arsimit të rritet për 30%, duke lejuar mundësinë e zvogëlimit të vlerës së koeficientit, në mënyrë që pagat të mbeten kështu si janë. Natyrisht, kjo do të çrregullonte raportet brenda koalicionit, pasi disa ministra tanimë kanë dhënë premtime të forta se pagat në sektorin e tyre do të rriten. Po ashtu, me këtë ligj duhet të sanksionohet rritja e pagave për udhëheqësit e lartë të shtetit që është bërë në vitin 2017”, ka thënë ai.
Tutje ka thënë se deputetët nuk duhet të harrojnë që mbi 70% e të punësuarevë në Kosovë janë në sektorin privat me paga shumë të vogla.
“Mendoj se situata ka arritur në pikën kur zgjidhja më optimale duket tërheqja e Ligjit për Pagat dhe rifillimi i punës në të. Këtë herë pa garë në mes të dikastereve dhe në bashkëpunim me sindikatat. Nuk ka asnjë arsye që Kuvendi të nxitojë me këtë Ligj, duke rrezikuar paralizim të sektorëve të tërë dhe rrezikim të stabilitetit buxhetor, pasi që ky ligj tanimë ka një kosto tepër të lartë. Po ashtu, deputetët nuk duhet të harrojnë se mbi 70% e të punësuarve në Kosovë janë në sektorin privat, ku pagat janë shumë më të vogla, ndërkohë që me taksat e tyre paguhen shërbyesit publikë”, vlerësoj ai.
Ndërsa sot Kryeministri i vendit ka reaguar në llogarinë e tij Facebook, duke thënë se ky vendim sfidon seriozisht kapacitetet buxhetor, dhe tani është koha për fokusim të cilësisë në arsim.
“Është vendim, që sfidon seriozisht kapacitet buxhetore, por duke marrë parasysh rëndësinë që ka arsimi për të gjithë, mori përkrahje të gjerë. Nuk është kohë pazaresh, por është koha që të fokusohemi në ngritje të cilësisë në arsim. Rritja e pagës është dinjitoze dhe pritjet racionale janë që edhe reflektimi të jetë dinjitoz. Mos i dënoni fëmijët tanë. Të nderuar punëtorë të arsimit – keni pagë të respektuar”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe që nga 14 janari, sistemi arsimor i Kosovës është në grevë të përgjithshme./Arditë Zeka/arbresh.info/
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...