Gjatë muajit maj të këtij viti, janë ngritur çmimet e disa produkteve ushqimore krahasuar me një muaj më herët.
Me 0,4% është ngritur çmimi i bukës dhe dritharëve ndërsa i pemëve 2,1%, shkruan arbresh.info.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin Maj 2020, ka njoftuar se ngritje të çmimit ka pas edhe te veshjet me 0,6% dhe pajisje shtëpiake me 1,2% .
“Ndërsa ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (0,4%), pemët (2,1%), veshje (0,6%), pajisje shtëpiake (1,2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,1 për qind në IHÇK-it”, thuhet në raport.
Në të njëjtin raport thuhet se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0,3 për qind në muajin maj 2020 krahasuar me muajin prill 2020.
E rënie të çmimeve janë vërejtur te perimet me -5,9%, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera me -0,4% – (rënie e çmimeve të gazit dhe druve për ngrohje), përdorimi i pajisjeve për transportin personal me -2,6% – rënie e çmimeve të naftës dhe benzinë.
E ndryshime të çmimit ka pasur edhe në muajin prill të këtij viti.
Sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin prill 2020 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ngritje të çmimeve pati te buka, perimet, por edhe te produktet mjekësore.
“Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (0.4%); mish (0.3%); qumësht, djathë dhe vezë (1.8%); pemë (6.5%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.7%); pije alkoolike (1.0%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK”, thuhet në raport.
Ndërsa, rënie e çmimeve pati te nëngrupet: perime, përdorim i pajisjeve për transportin personal, rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës./arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...