Google ADS

Ngriten 95 aktakuza brenda 24 orëve

13:36 | 22 Tetor 2021
A. B.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetepesë aktakuza kundër njëqindegjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, shtatëmbëdhjetë persona, si dhe, janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme