Google ADS

Ngriten 82 aktakuza ndaj 96 personave

11:04 | 18 Nëntor 2020
A. B.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 82 aktakuza kundër 96 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 9 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 5 personave të dyshuar.

Sipas Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar 7 persona të dyshuar, ka paraqitur një 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 1 person të dyshuar, si dhe ka ngritur 28 aktakuza kundër 31 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 2 persona dhe ka ngritur 16 aktakuza kundër 19 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj 2 personave dhe ka ngritur 9 aktakuza kundër 13 personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar 1 person dhe ka ngritur 4 aktakuza, kundër 5 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar 1 person dhe ka ngritur 12 aktakuza, kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 7 aktakuza kundër 10 personave, për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme