Ngriten 81 aktakuza kundër 99 personave

12:37 | 18 Qershor 2020
L G

Prokurori i Shtetit bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 81 aktakuza kundër nëntëdhjetenëntë 99 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë persona për 48 orë.

Prokurori i Shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e tre automjeteve dhe çelësave të tyre: një 1 automjet –i markës VW-19E, një automjet –i markës VË-Golf si dhe një automjet –i markës Mercedes Benz, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave penale, raporton arbresh.info.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar nëntë  persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur tetë  aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale.

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatëmbëdhjetë 17 aktakuza kundër 20 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Edhe Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e tri automjeteve dhe çelësave të tyre: një  automjet –i markës VW-19E, një  automjet –i markës VW-Golf si dhe një automjet –i markës Mercedes Benz, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave penale.

Në Prokurorinë Themelore në Gjilan,  gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 11 aktakuza, kundër  12 personave për vepra të ndryshme penale.

Një numër më i vogël i aktakuzave, është ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë. Sipas raportit 24 orësh  me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Ndërsa brenda një ditë  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre aktakuza kundër katër personave.

26 aktakuza janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, kundër 27 personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe 16 aktakuza kundër 18 personave janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme