Prokurori i Shtetit bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 81 aktakuza kundër nëntëdhjetenëntë 99 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë persona për 48 orë.
Prokurori i Shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e tre automjeteve dhe çelësave të tyre: një 1 automjet –i markës VW-19E, një automjet –i markës VË-Golf si dhe një automjet –i markës Mercedes Benz, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave penale, raporton arbresh.info.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar nëntë persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur tetë aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale.
Në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur shtatëmbëdhjetë 17 aktakuza kundër 20 personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Edhe Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e tri automjeteve dhe çelësave të tyre: një automjet –i markës VW-19E, një automjet –i markës VW-Golf si dhe një automjet –i markës Mercedes Benz, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave penale.
Në Prokurorinë Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 11 aktakuza, kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.
Një numër më i vogël i aktakuzave, është ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë. Sipas raportit 24 orësh me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.
Ndërsa brenda një ditë në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre aktakuza kundër katër personave.
26 aktakuza janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, kundër 27 personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe 16 aktakuza kundër 18 personave janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist