Ngritën 80 aktakuza brenda 24 orëve

10:57 | 28 Janar 2021
L G

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetë aktakuza, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, shkruan arbresh.info.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një person, si dhe ka ngritur tridhjetenjë aktakuza kundër tridhjetetetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person për 48 orë, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy persona. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dymbëdhjetë personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Gjithashtu, janë ngritur tre aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 14 aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë 15 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme