Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetetre (73) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave për vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të prokurorit të shtetit , sipas këtij njoftimi, janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, po ashtu kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza për tetëmbëdhjetë (18) persona për vepra të ndryshme penale.
Edhe Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe “Kanosja”. Gjatë ditës se hënë Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur gjithsej tetë (8) aktakuza ndaj gjithsej tetë (8) të pandehurve për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të mitur dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm si dhe ka ngritur, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale. Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...