Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur shtatëdhjetedy (72) aktakuza kundër nëntëdhjetekatër (94) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente, janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ose masave të tjera ndaj nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur dy (2) kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit kundër dy (2) personave për veprën penale “ Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist “.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur dy (2) kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit kundër dy (2) personave të dyshuar për veprën penale “ Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist “.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, tri (3) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.
Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personidhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre (3) raste të ndara, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë