Google ADS

Ngriten 71 aktakuza kundër 90 personave brenda 24 orëve

11:30 | 2 Korrik 2021
A. B.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe prokuroritë themelore, janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza kundër nëntëdhjetë (90) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të njëzetekatër (24) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj njëzetetre (23) personave, si dhe ka ngritur pesëdhjetenjë (51) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme