Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza kundër tetëdhjetë (80) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë (9) persona, si dhe janë bërë njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) traktori të tipit ”Ferguson” dhe masës drusore në sasi prej 5.04 m³ për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli“.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë (9) persona, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, të kësaj prokurorie, ka lëshuar urdhëresë për obduksion, për trupin e pajetë të gjetur në afërsi të liqenit të Badovcit”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj (1) personi të dyshuar për vepër penale, “Dhunë në familje”. Po ashtu, kjo prokurori, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli“. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) të pandehurve, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) personave të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuari narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale. /arbresh.info
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës